RSS

Zhvillohet Seanca e III-të konstituive e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë

14 Nëntor 2010

-Lajmet-

Bujanoc, 13 nëntor

Në Bujanoc, është zhvilluar sot séanca e III-të konstituive e Këshillit Nacional të Shqiptarëve që administrohen nga Serbia.

Seanca e sotme e Këshillit Kombëtarë, është zhvilluar në ambientet e shtëpisë së kulturës në Buajnoc. Njëzet e katër këshilltarët prezent kanë votuar për zgjedhjen e Sekretarit, zgjedhjen e Organit Ekzekutiv – kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarët e Organit Ekzekutiv të Këshillit Kombëtarë Shqiptar, si dhe zgjedhjen e Komisioneve të parapara me Statut- kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarët e Komisioneve të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë.

Me vota unanime të këshilltarëve prezent në funksionet e sipërshënuara janë zgjedhur:

Mentor Nuhiu dhe Fehmi Beha – Nënkryetar të KKSH-KKSH-së

Arbnore Ahmeti, juriste e diplomuar- Sekretare e KKSH-së

Driton Rexhepi, juris i diplomuar Nënkryetar I Këshillit Ekzekutiv të KKSH-së

Baki Rexhepi, profesor – Kryetar I Komisionit për Informim në KKSH

Farush Islami, jurist i diplomuar – Kryetar I Komisionit për Gjuhë dhe Simbole Kombëtare në KKSH

Abdurrahman Zylfiu, profesor- Kryetar I Komisionit për Arsim të Lartë dhe Shkencë në KKSH

Zejni Fejzullahu, professor – Kryetar I Komisionit për Arsim të Ulët në KKSH

Agron Boriqi – Nën kryetar I Komisionit për Kulturë në KKSH

Shkëlzen Ademi, ekonomist I diplomuar – Nënkryetar I Komisionit për Rini dhe Sport në KKSH

Të gjitha mandatet janë katër vjeçare, ndërkohë që personat e sipërshënuar vijnë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik si dhe nga Shoqëria Civile si ekspert të drejtimeve të caktuara. Ndërkaq është lënë mundësia për plotësimin e disa funksioneve nga anëtarët e Unionit Demokratik Shqiptarë, deri në një afat të caktuar./PreshevaNEWS/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply