RSS

Zjarret kaplojnë komunën e Medvegjës

10 Gusht 2011

-Lajmet-

Zjarret kaplojnë komunën e Medvegjës

Medvegjë,10 gusht 2011(medvegja.net)

Në zjarrin i cili ka përfshirë 150 hektarë pyjesh në Komunën e Medvegjës ka humbur jetën edhe një banor lokal, si dhe disa shtëpi kanë marrë flakë.

Kryetari i Komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka deklaruar se rreth 150 hektarë pyje kanë marrë flakë në Kapit të Medvegjës.
“Në flakë janë djegur edhe disa shtëpi” ka thënë Drashkoviq.

Ekipet e zjarrfiksëve nga Leskoca dhe Lebani po tentojnë të shuajnë zjarrin. /presheva.com/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Zjarret kaplojnë komunën e Medvegjës”

  1. Gurbetqari Says:

    Natyra, gjithemone, reagon, madje shume ashper duke lene pasoja e deme, ndaj qendrimit jo te drejte te njerezve (lexo:pushtetareve) ndaj SAJ. PYJET, TOKA e KULLOSAT e Kapitit dhe te Medvegjes- kerkojne njerezit e vet, pronaret, qe te kujdesen per to, t’i ruajne e kultivojne.Eshte e sigurte se sikur te ishin ne pronat e veta ata qe para 12. viteve u detyruan t’i braktisin per shkak te diskriminimit, frigesimit dhe dhunes se ushtruat,ZJARRI nuk do te ndodhte ose do te ishte i lokalizuar qe ne start.

    Keshtu,ne nje ane, Komuna nuk eshte e pajisur as e aftesuar me mjete per mbrojtjen kunder zjarrit, e nga ana tjeter nuk ka njerez qe do te kultivojne, punojne, kujdesen e ruajne as pyjet, as token e pounueshme as kullosat e shumta…Medvegja, ashtu si eshte pa njerezit e vet, ka mbetur ne meshiren e “shkrepjes” se ndonie rryfeje, te temparaturave te larta ose te ndonje individi qe kush e di per cfare motivi e hedhe “bishtin” e cigares se ndezur ose shkakton zjarrin.

    Z-ti Drashkoviq, se pari ngushllime per viktimen e kesaj fatkeqesie- juve dhe familjes se te ndjerit. Edhe pse,me siguri, “trendet politike ne Serbi” ju kane rrembye pas veti edhe juve, e dij se jeni njeri i mencur dhe i mire. Beni at qe, me siguri, kerkon prej jush, jo vetem Drejtesia,por, edhe ndergjegja- krijoni kushte (politike, juridike dhe ekonomike) dhe mundesoni qe te kthehen ne pronat e veta njerezit qe u detyruan t’i braktisin pronat e shtepite e veta. Jo te gjithe, por nje numer i madh i kryertareve dhe udheheqsve te kesaj Komune, gjithemone, kane punuar dhe kane qene ne anen e Popullit. Agjenda kryesore e punes se tyre ka qene krijimi i kushteve per mireqenjen dhe mos-shpeernguljen e qytetareve, duke ndertuar objekte te infrastruktures, hapur vende te reja te punes, elektrifikua fshatrat, ndertua shkollat,dhe sigurimin e te drejtave per te gjithe pa marre parasysh perkatesine nacionale. (Mendoj se te tille do ,te kujtohen kryetaret: M. Kakarash, M. Vuckoviq,F.Jakupi, P.Peroviq dhe me vone M. Miletiq. Mjerisht, disa te tjere vetem kane degradua dhe shkaterrua cdo gje qe ishte me e vlefshme ne kete Komune shumeetnike.

    Z-ti Drashkoviq, ju keni nje shanse shume te mire te beni shume per Medvegjen: beni cmos qe Shqiptaret dhe qytetaret tjere te kthehen ne Vendin e vet.Bene kete per hire te Medvegjes, Shtetit tuaj dhe per lavdine tuaj. Mesashin per kete e keni edhe prej kesaj fatkeqesie qe i ndodhi Komunes e qe nuk do te ndodhte sikur njerezit e shperngulur te ishin ne shtepite dhe pronat e veta.

  2. sokoli Says:

    dje rreth ores 9 [nen] nga tupalla ne drejtim te mahalles se behramoviqe ne kapit u vrejt nje tyme dhe njeherit u vrejt edhe nje flak.
    ne disa nga tupalla u nisem drejt kapitit dhe atje po sa kishin arrit zjarrfiksit nga medvegje por ne ndihm kishin ftue edhe zjarrfiksit nga lebana, leskovci ,vraja si dhe me von arriten edhe zjarrfiksit nga nishi.
    aty ne gjetum edhe kryetarin e komunes se medvegjes si dhe shefi i policis se medvegjes duke i organizuar zjarrfiksit per ta ndaluar flaken qe kish marr ket fshat.
    damet matrijale ishin te mdha dhe njeherit ne kapit nga zjarri ishte djegur tyrbja e kapitit si dhe shtepija e selim rushitit kurse tjerat shtepi arriten zjarrfiksit ti mbrojn nga zjarri ku muerum pjes edhe ne disa nga tupalla per ti ndihmuar.
    nga ky zjarr nuk kishte viktima ne njerz kurse po ne te njejten koh ne fshatin stubell te medvegjes kishte qene nje rast i tille ne te cilin ishte nje viktim nje plak 74 vjeqar

Leave a Reply